Pas Federatës së Holandës që sposto javën e futbollit për të ndihmuar Ajaksin që të përgatitet sa më mirë për sfidat e gjysmëfinales, të njëjtën gjë e bën edhe Premier Liga. Kjo e fundit ka vendosur të ndihmojë skuadrën e Totenham në prag të ndeshjes gjysmëfinale që Spurs do të luajnë ndaj Ajaksit në Ligën e Kampionëve. Sipas klubit londinez, drejtuesit e Premier kanë rënë dakord që të spostojnë ditën e ndeshjes mes Totenham dhe Bournemoutit në kampionat. Ndeshja mes Totenham dhe Bournemoutit është planifikuar që të luhet më 6 maj, por ajo do të luhet dy ditë më herët, më 4 maj.

Kjo është e rëndësishme, pasi na jep më shumë mundësi të përgatitemi për këtë ndeshje të rëndësishme për ne. Fakti që Federata na ndihmon me kalendarin është e rëndësishme për ne dhe futbollin anglez”, tha Poketinjo.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...