Mbrëmjen e 2 dhjetorit u mbajt në Paris edicioni i përvitshëm për të zgjedhur fituesin e çmimit Topi i Artë  për talentet e futbollit botëror.

Për herë të gjashtë ky trofe shkoi për sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi duke u kthyer kështu në futbollistin që e ka marrë këtë trofe më shumë se çdo koleg i tij gjatë gjithë historisë së futbollit.

 

Dhjetra yje të njohur të fushës së blertë ishin të pranishëm në ceremoni të shoqëruar nga partneret, bashkëshortet dhe fëmijët e tyre.

 

Edicioni i 64 i Topit të Artë mblodhi në Teatrin Chatelet elitën e futbollit botëror, teksa fokuset e aparatëve të fotografëve të njohur ishin në parakalimin  e yjeve në tapetin e kuq.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...