Më 2 mars do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e “Play-Off”-it të Ligës së Kombëve mes Maqedonisë dhe Kosovës, e cila do ët zhvillohet në stadiumin “Todor Proevski” në Shkup. Shitja online do të jetë përmes platformës “MK Tickets” dhe mund të blihet vetëm një biletë nga një person, me dokumentin përkatë (leterënjoftim ose pasaportë). Biletat do të shiten për pjesën e jugut dhe veriut dhe do  kushtojnë 300 , respektivisht 400 denarë. Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka vendosur që një numër i konsiderueshëm i biletave të jepen edhe në Lidhjet Futbollistike Komunale. Tribuna perëndim do të jetë e rezervuar për tifozët nga Maqedonia e Veritu të cilët kanë paralajmëruar bashkim, ndërsa tifozët nga Kosova do të jenë në pjesën Lindore. Përballja Maqedoni – Kosovë luhet me 26 mars, me fillim në orën 20:45 minuta

Loading...

Shpërndaj me

Loading...