Në ditën e fundit të merkatos së futbollit vendor nuk pati lëvizje të mëdha sa iu përket skuadrave elitare. Aktiv ishin vetëm Rabotniçki dhe Makedonija Gj.P. “Romantikët” në orët e fundit të merkatos angazhuan amernasin David Mojan, ashtu që ky ishte futbollisti i dhjetë që u angazhua në këtë janar, ndërsa Makedonija Gj.P, e prezantoi futbollistin e tyre të ri dhe të vjetër Ostoja Stjepanoviç. Renova në këtë merkato angazhoi tetë futbollist të rinj, ndërsa emri më i madh është Muhamed Useini që u kthye nga Flamurtari. Shkëndija me angazhimin e Agim Ibraimit, sjelli emrin më të madh në futbollin vendor, ndërsa Vardari në janar ka angazhuar vetëm 4 futbollist. Shkupi në merkaton e dimrit shtatë futbollist të rinj, ndërsa nga skuadra u larguan 12 futbollist.

Loading...

Shpërndaj me