Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Hysen Memolla, ka vendosur të largohet nga Salernitana në Itali, duke firmosur në kampionatin finlandez. Mbrojtësi i cili u bashkua me Salernitanën pak muaj më parë, nuk arriti të linte gjurmë duke u larguar në këtë mënyrë. Ardhja e Venturës në krye të stolit, ka bërë që Memolla të mendojë për një tjetër alternativë pasi minutat ishin kthyer në problem për të. Ai ka firmosur me ekipin e KPV-së në Finlandë dhe u shpreh mjaft i lumtur për këtë transferim. Memolla është i bindur se do të japë më të mirën e tij, për të treguar vlerat me skuadrën e re.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...