Vetëm disa ditë pasi Andre Gomes pësoi një dëmtim të tmerrshëm kur theu këmbën në ndeshjen Everton-Totenham, ndodhi një tjetër incident serioz në “Molineux”. Vonë në pjesën e dytë, Himenez u mundua të godiste me gërshërë brenda zonës së penalltisë, por përfundoi duke e goditur në kokë Kenan Bajricin. Ky i fundit mbeti pa vetëdije dhe u trajtua në fushë për rreth 10 minuta. Portieri i Bratislavës menjëherë e vendosi bashkëlojtarin e tij në pozitën e rikuperimit për ta parandaluar përbirjen e gjuhës. Mendja e tij e mprehtë ka mundur t’ia ketë shpëtuar jetën. Ndryshe Vollvs është afër kualifikimit në fazën e eleminimit direkt në Ligwn Europa, pas një fitoreje të vonshme ndaj Slovan Bratislavës. Goli i Raul Himenezit në minutën e 92-të i la “ujqërit” me nëntë pikë pas katër ndeshjeve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...