Mbretëresha Elizabeta kërkon të punësojë një menaxher të rrjeteve sociale dhe gjithkush mund të aplikojë. Bëni gati letrat e motivimit pasi të gjithë mund të aplikoni në rrjetin social LinkedIn që të punoni për të me një pagë përafërsisht 30 mijë £(pound).

Menaxheri i cili “do të gjejë mënyra të reja për të vënë mbretreshën në sytë e publikut dhe në skenën botërore” në të gjitha platformat e saj digjitale dhe rrjetet sociale do të fitojë vendin e punës. Roli do të përfshijë mbulimin e vizitave shtetërore, ceremonive të ndarjes së çmimeve dhe angazhimit mbretëror, si dhe shkrimin e artikujve me karakteristika për faqen e re të internetit të mbretërisë.

Gjithashtu, dhe kjo pjesë është theksuar, “të dini që puna juaj do të shihet nga miliona njerëz”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...