Një lajm i rremë ka qarkulluar mbrëmë rreth orës 9 në whatssap duke lajmëruar që Mbretëresha Elizabeth ka ndërruar jetë. Ky mesazh u shpërnda në formë mesazhi nga një person me emrin Gibbo ndërkohë të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar në rrjete sociale në lidhje me këtë gjë.

Pas aludimeve të shumta, vet Pallati Mbretëror në Angli ka mohuar zërat duke thënë se kemi të bëjmë me një tjetër lajm të rremë dhe bën thirje që të mos u besojnë gjërave të tilla.

Ky mesazh përveç të tjerash mund të jetë edhe një lloj virusi kibernetik ku mund të vidhen të dhëna të rëndësishme ndaj atyre që ju dërgohet, kështu që nëse ju vijnë lajme të tilla, mos i hapni dhe bëjini block menjëherë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...