Do të jetë një mbrëmje çmimesh, me dy ceremoni paralele, midis Italisë dhe mbarë botës. Protagonistët do të jenë gjithmonë ata: në Paris, Leo Mesi do të tërheq “Topin e Artë” të gjashtë të tij, ndërsa në Milano, Kristiano Ronaldo do të vlerësohet si lojtari më i mirë i sezonit 2018-2019 në Serie A. Këtë mbrëmje, në kryeqytetin francez do të caktohet çmimi më i lakmuar individual i botës. Sipas informacioneve që kanë rrjedhur, argjentinasi duhet të jetë ai, që do ta marrë këtë trofe për vitin 2019, duke vendosur rekord dhe lënë pas vetes portugezin e Juventusit. Dje u pa edhe një renditje e publikuar nga “Corriere dello Sport”, e cila do të shihte CR7 vetëm në vendin e katërt, pas rivalit të tij të zakonshëm, por edhe pas duetit të Liverpulit, Virxhil van Dajk e Mohamed Sallah, kampionët europianë në fuqi. Ronaldo, vetëm i katërti dhe jashtë podiumit në këtë renditje-test, do të ketë një angazhim tjetër, do të marrë çmimin e më të merit në Serie A, për sezonin e kaluar. Pra, do të jetë në Milano dhe jo në Paris.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...