9,300 kompani me 92,000 të punësuar kanë kërkuar subvencione qeveritare, në mënyrë që të mund të paguajnë paga më të larta nga 600 deri në 6,000 denarë. 8,000 punëdhënësve iu është dhënë subvencion për 45,000 të punësuar, ndërsa 1.300 kompani, me 47,000 punonjës shkaku i gabimeve teknike, nuk ishin në gjendje të merrnin subvencionet për paga më të larta. Drejtoria e të Ardhurave Publike, thotë se gabimet teknike nuk janë bërë nga ana e tyre dhe presin që ky problem të zgjidhet së shpejti.

“Pra, bëhet fjalë për 58 milion denarë, sepse janë bërë disa korrigjime për tetor dhe nëntor dhe dhjetori është ende në vazhdim dhe deri në fund të vitit do t’i kemi ato të dhëna”, tha Sanja Llukarevska, drejtore e DAP-it.

Qeveria miratoi ligjin për subvencionimin e kontributeve të pagave të rritura, nga 600 deri në 6,000 denarë. Punëdhënësit që do të rrisin pagat e punonjësve do të lirohen nga pagesa e kontributeve për tre vitet e ardhshme për shumën që kanë ngritur, por deri në një maksimum prej 6,000 denarësh. Subvencionet gjithashtu mund të përdoren për të rritur pagën minimale ligjore që filloi këtë muaj. Qeveria pret, që 20-25 për qind e punonjësve të sektorit privat të marrin paga më të larta.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...