Më shumë se 60 000 raste infektimi me koronavirusin e ri  u regjistruan zyrtarisht sot në SHBA, përfshirë 827 të vdekur, sipas llogaritjes së bërë nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Një ditë më parë, në të njëjtën kohë, në SHBA u numëruan 600 vdekje nga COVID-19.

Pjesa më e madhe e vdekjeve janë regjistruar në Nju Jork, epiqendra e re e epidemisë në vend.

SHBA zë vendin e tretë përsa i përket numrit të rasteve të regjistruara, pas Kinës dhe Italisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...