Drejtori i Agjencisë Pagesore, Nikollçe Babovski dhe drejtori i tregtisë me pakicë të “Makpetrolit” Zoran Donevski sot nënshkruan marrëveshjen e shumëpritur për naftën e gjelbër. Megjithatë, fermerët do të duhet të presin edhe dy muaj derisa kompania e naftës që e fitoi biznesin në tender të përgatisë kartelat që ata duhet të paguajnë për karburantin e subvencionuar. Me këtë masë subvencionohen 30% e kostos së blerjes së naftës dhe kjo përqindje mund të rritet në 50 %. Është parashikuar që 55.000 fermerë të fitojnë kartela të personalizuara dhe me to, në të gjitha pompat e benzinës së “Makpetrolit”, të cilat janë 120 në vend, të blejnë ekskluzivisht “EURODIESEL” për makineritë bujqësore. Kartat do të jenë me vlera të ndryshme, nga 500 në 100.000 denarë, në varësi të madhësisë së sipërfaqes së raportuar dhe llojit të kulturave.

Me kartelat nuk mund të tërhiqen para, ose të blihen produkte të tjera nga pompat e benzinës. Kartat së bashku me kodin PIN ose kodin që është sekret, manuali për përdorim dhe zgjidhja për mbështetje financiare të miratuar mund të merren nga njësitë rajonale të Ministrisë së Bujqësisë- deklaroi NIKOLÇE BABOVSKI, Drejtor I Agjencisë për financim.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...