Policia rrugore gjatë 24 orëve të fundit ka dhënë 133 dënime për parkim të parregullt, ndërsa me karrotrec janë marrë 84 automjete, tregon buletini i sotëm i SPB Shkup.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 20 shoferë të cilët kanë vozitur para se të marrin të drejtën për të drejtuar automjet motorik dhe një shofer fillestar, si dhe 15 automjete të paregjistruara dhe një automjet i cili ishte i mbingarkuar. Janë sanksionuar edhe 36 shoferë të cilët kanë vozitur më shpejtë se e lejuara.

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit kanë ndodhur shtatë aksidente nga të cilat në katër janë lënduar pesë persona, ndërsa në tre është shkaktuar dëm material.

Policia ka sanksionuar edhe 20 shoferë të cilët kanë folur në celular dhe 15 shoferë të cilët nuk e kanë mbajtur rripin e sigurimit. Janë sanksionuar edhe nëntë shoferë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, pesë shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, si dhe 11 shoferë për rreshtim të parregullt. Sipas buletinit policor, janë regjistruar edhe katër shoferë të motorit, mopedit ose motoçikletës të cilët nuk kanë mbajtur helmetë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...