Komisioni parlamentar i Transportit dhe Lidhjeve nuk e filloi debatin për propozim- ligjin për legalizimin e objekteve jolegale dhe për këtë pikë do të debatoj tjetër ditë. Janë dorëzuar më shumë se 1000 amendamente. Propozim- ligji parasheh që qytetarët të cilët duan të marrin fletë- pronësi për objektet e ndërtuara ilegale, duhet ta paguajnë vlerën e plotë të taksave komunale, plus 50% si dënim apo 150% nga shuma. Lirim nga këto shpenzime do të kenë vetëm kategoritë e rrezikuara sociale. Legalizimi i objekteve ilegale nuk do të mund të bëhet në rajonin e Ohrit dhe Strugës, që të respektohen rekomandimet e UNESKO-s. Vendimi i deritanishëm ligjor parasheh legalizimin e objekteve ilegale me 1 euro për metër katrorë. Nëse hyn në fuqi propozim ligji i ri, të gjithë ata që kanë aplikuar me këtë ligj, objektet ilegale do të mund t’i legalizojnë nga 1 euro. Me vendimin e ri të propozimi- ligjit, qytetarët do të kenë afat prej 6 muajve të dorëzojnë dokumente legalizimi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...