Kilian Mbappe nuk duket me humor të mirë, kur i kërkohet të flasë për zërat që e lidhin me Real Madridin. Këtë gjë e la të kuptohej qartë pas fitores kundër Andorës, në kuadrin e kualifikueseve të “Euro 2020”. Ylli i PSZH duket se nuk është gati për një projekt të ri. Në fitoren 4-0, sulmuesi 20-vjeçar shënoi golin e tij të 100-të personal si profesionist.

“Tani nuk është koha për të folur për Real Madridin. Ju gjithmonë më pyesni për të njëjtën gjë, por nuk është koha,” u tha Mbappe gazetarëve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...