Sulmuesi i ri i PSZH-së, Kilian Mbape, është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratës së tij, se mund të largohej nga kampionët e Francës. Mirëpo PSZH doli me reagim zyrtar duke kujtuar kontratën e “djaloshit të artë” dhe duke shuar ëndrrat e Realit. Kampioni i botës në mbrëmjen gala të ndarjes së trofeve në Francë foli dhe në lidhje me fituesin e mundshëm të Topit të Artë.

“Askush nuk e di se kush mund ta fitojë Topin e Artë. Ky trofe është i paparashikueshëm, pasi janë shumë lojtarë të mëdhenj që e duan. Favoriti i këtij viti? Messi. Eliminimi nga Liga e Kampionëve nuk ndryshon asgjë. Ai ka treguar se ka qenë futbollisti më i mirë gjatë këtij viti. Unë duhet të punoj shumë për ta fituar këtë trofe”, tha Mbape.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...