Mërgim Mavraj ditën e premte do të zyrtarizohet si lojtari i Aris të Selanikut, i cili ka përgatitur një prezantim shumë të veçantë për futbollistin që firmosi kontratën dyvjeçare me të pak ditë më parë. Qyteti i Selanikut pret një nga panairet më të mëdhenj ndërkombëtare gjatë këtyre ditëve dhe klubi ka planifikuar që të premten, e gjithë skuadra të shkojë atje për të bërë foto dhe për të dhënë autografe për tifozët. Duke shfrytëzuar këtë rast, edhe Mavraj do të prezantohet para turmës së personave të pranishëm në këtë panair, që ai të kuptojë më së miri se çfarë nënkupton klubi i Aris për qytetin e Selanikut. Debutimi i tij me Aris pritet në javën e ardhshme.

Loading...

Shpërndaj me