Mauro Ikardi e ka mbyllur kohën e tij te Interi. Nëse kishte një fije shprese se mes sulmuesit dhe zikaltërve do të kishte një mundësi për të rregulluar raportet gjatë kohës së grumbullimit, kjo ide mori fund në momentin kur argjentinasi bëri gati valixhet dhe e la stërvitjen me skuadrën. Ndërkohë, lojtari e ka shprehur se nuk kërkon të braktisë Italinë prej familjes dhe në këtë formë dy skuadrat pretendente për shërbimet e tij janë Juventusi dhe Napoli. Vetë Ikardi preferon një transferim te bardhezinjtë, megjithatë kushtet janë të vështira. Drejtuesit e Interit nuk kërkojnë ta shesin te rivalët e përjetshëm, teksa përveç këtij fakti Juventusi nuk ofron më shumë se 40 milionë euro. Sipas mediave italiane Ikardi ka vendosur ta presë ‘Zonjën e Vjetër’ deri më datë 10 gusht, ndërsa nëse tratativat nuk kanë avancuar, atëherë 26-vjeçari do të mendojë kalimin te Napoli.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...