Marko Xhampaolo pritet që nesër të zyrtarizohet si trajneri i ri i skuadrës së Milanit. Tekniku është shkëputur përfundimisht nga Sampdoria ku kishte drejtuar në tre vitet e fundit dhe ka pranuar parimisht kontratën e re 2+1 prej 2 milionë eurosh në sezon. Kuqezinjtë mendojnë se ai është njeriu i duhur për të ringritur ekipin dhe për këtë ka hyrë “garant” vetë Masimiliano Alegri. Maldini kishte kontaktuar në ditët e kaluara vetë Alegrin, për t’i propozuar kthimin në pankinën kuqezi, por ka marrë një përgjigje negative, pasi ish-trajneri i Juventusit ka vendosur që të çojë në fund fjalën e tij për një vit shkëputje të plotë nga futbolli i luajtur. Por ai i ka këshilluar drejtorit të ri të Milanit që të merrte në konsideratë Xhampaolon, të cilin e njeh shumë mirë që nga periudha kur të dy ishin futbollistë te Peskara. Milani mori në konsideratë disa alternativa por në fund u ndal te Xhampaolo, i cili nga ana e tij jo vetëm ka falënderuar Alegrin, por edhe i ka kërkuar ndihmë këtij të fundit. Mediat italiane raportojnë se Alegri e ka këshilluar mbi ambientin kuqezi, çfarë e pret në Milano, por edhe merkaton që duhet të bëjë për të ringritur ekipin në nivelet e kërkuara nga një tifozeri shumë e zjarrtë e një klub të një niveli më të lartë sesa Sampdoria.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...