Shpërngulja gjithnjë e më e madhe e qytetarëve po ndikon dukshëm edhe në institucionet arsimore, ku numri i nxënësve për çdo vit shënon rënie të madhe, me çka disa nga shkollat rrezikojnë edhe mbylljen. Zv ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi thotë se janë duke ndjekur situatën dhe se po analizojnë të gjitha të dhënat nga terreni, mirëpo pa ndonjë planë konkret mbi zgjidhjen e kësaj problematike.

Ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës jemi duke i shikuar dhe analizuar të gjitha ato të dhëna dhe të gjitha trendet që vinë nga gjendja real në teren dhe sigurisht se do të marrim vendimin duke pasur parasysh nevojën dhe kërkesën për arsimimin edhe të çdo individi të çdo nxënësi i cili shpreh dëshirë dhe interes që të vazhdoj arsimimin e tij – tha Arbër Ademi, Zëvendës Minsitër i Arsimit dhe Shkencës.

Sociologu Gjorgji Tonovski thotë se nëse ky trend vazhdon atëherë vendi i afrohemi një katastrofe kombëtare.

Por ajo që është edhe më e tmerrshme është se ne kemi harruar tashmë fazën e kurbetit dhe kemi ardhur më afër situatës së shpërnguljes familjare, por shpërngulje familjare që përfshin edhe të diplomuar, domethënë, njerëz që mund të jenë edhe atë sa të dobishme për një lloj cilësie apo krijimin intelektual në shoqërinë e Maqedonisë. Edhe më keq se kjo është se ne kemi të ashtuquajturin emigracion një drejtimesh ose biletë një drejtimesh në një mënyrë do të thotë emigrantët tanë kur largohen rrallë njëri prej tyre do të thotë se ndoshta një ditë do të kthehen – deklaroi Gjorgji Tonovski, Profesor i Sociologjisë.

Trendi i shpërnguljes drejt vendeve Evropiane po rritet gjithnjë e më shumë, derisa vite më parë për punë drejt perëndimit kanë shkuar kryesisht kryefamiljarët, viteve të fundit është rritu trendi ku së bashku me ta shkon e gjitha familja.

Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me

Loading...