Personat e papunësuar të cilët do të rikualifikohen me aftësi informatike përmes masave qeveritare, nuk duhet të presin që pas disa muajve trajnim do ti presë punë që paguhet mbi një mijë euro në muaj. Oda e Tregtisë për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit është e prerë, nëse mungon paraprakisht arsimi i duhur, trajnimi mund të krijojë vetëm staf mbështetës për kompanitë, dhe jo pozicione të larta si inxhinierë të IT-së, një profil që mungon shumë në këtë sektor.

Stafi që ka më shumë mungesa është inxhinierë senior, ndërsa inxhinierë senior me trajnim nuk arrihet. Nuk po them që trajnimet nuk bëjnë, por përvoja e punës fitohet pas pesë, gjashtë, shtatë vjet pune, jo me trajnime. Të balancohen pritshmëritë tek kompanitë, për të ditur që ata nuk do të marrin inxhinierë të gatshëm që kanë përfunduar shkollim të lartë. Sepse logjika e mësuar gjatë atyre tre ose pesë viteve në ato fakultete nuk mund të transferohet në asnjë rast brenda tre deri në gjashtë muaj. “- theksoi Anita Nikova Bondovski – Drejtoreshë ekzekutive e MASIT

Pa njohuri të shkëlqyera të matematikës dhe logjikës nuk mund të jesh pjesë e kësaj industrie, thotë Nikova, duke shtuar se nëse anglishtja nuk është në nivelin më të lartë, klasa e parë e kurseve mund të jetë problem për kandidatët. Plani i qeverisë është që trajnimet të zbatohen vetëm për të papunët, por nga Oda besojnë se trajnime të tilla do të ndihmojnë shumë më tepër ata që punojnë tashmë në një kompani IT.

Masa të zgjerohet edhe për personat që janë të punësuar, të mos mbetet vetëm për ata që nuk kanë punë. Me çka konsiderojmë se cilësia e plotë e fuqisë së punës me kualifikim të lartë në vend do të ngrihet vazhdimisht. Dhe do të shkojmë drejt një trendi ku njerëzit nga sektorë të ndryshëm do të barteshin në industrinë e IT-së”.- u shpreh Anita Nikova Bundovski- drejtor ekzekutiv i MASIT

Këtë fundjavë, nga Qeveria paralajmëruan se persona të rinj të punësuar deri në 34 vjet, do të mund të paraqiten në trajnim për shkathtësi të IT-së, që më pas do të konkurrojnë për punësim në këtë sektor. Për këtë qëllim, nga arka e shtetit do të ndahen 35 milionë denarë, që sipas kompetentëve, mjaftojnë për rikualifikim të mbi 1200 personave. Në sektorin e IT-së në vend ka mbi 2000 kompani ku punojnë rreth 15 mijë persona. I tërë biznesi i IT-së vlerësohet në nën një miliardë euro.

Ile Petrevski

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...