Qëndron pezull, masa e paralajmëruar e fundit e qeverisë për të subvencionuar kondicionerët inverter prej 1.000 eurosh në këmbim të shporeteve të drurit. Fillimi i kësaj mase ngeci në procedurat administrative në institucionet kompetente. Paratë prej 10 milion eurosh duhet ti sigurojë kompania shtetërore SHA “ELEKTRANAT”, ose ish-ELEM. Ata thonë se do të krijohet një fond i veçantë i caktuar, dhe më pas do të aprovohet nga qeveria në një seancë.

Qeveria si pronare, ka ndryshuar statutin tonë, në mënyrë që të krijojmë një fond për qëllime të veçanta brenda kompanisë sonë, një “Fond për nevoja ekologjike dhe efikasitet energjetik, në të cilin do të transferojmë para nga fitimet tona për t’u përdorur për aksionin ‘inverterë”. Pas themelimit të këtij fondi nga ana jonë, Qeveria do të vendosë në seancën tjetër të ndajë 10 milion euro nga fitimi në fond”-thonë nga ShA. EEM.

Edhe pse 10 milion eurot e parashikuara për klimat inverter do të duhet të shpenzohen deri në fund të vitit, pasi ato janë pjesë e rebalancit të buxhetit për vitin 2019, qeveria është optimiste që masa do të zbatohet. Por nuk ka një përgjigje konkrete se kur do të ndodhë kjo.

Janë duke u zhvilluar përgatitjet intensive, bëhet fjalë për dokumentacion dhe detaje të tjera të publikimit të thirrjes publike. Thirrja publike do të shpallet dhe realizohet, sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi të jenë përfunduar të gjitha përgatitjet”-thonë nga Qeveria.

Qeveria e njoftoi masën në fillim të muajit të kaluar, për të ulur ndotjen e ajrit. Sipas asaj që u paralajmërua, përparësi për marrjen e subvencioneve për inverterë, do të kenë kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Fillimisht kjo do të vlejë për banorët e Shkupit, Tetovës, Kërçovës dhe Manastirit, si qytete me ajrin më të ndotur, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në botë.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...