Gashi: Shqyrtojmë opsionin për listat ...
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se në rast se dështon koali...
Lexo më shumë...Dhjetë mijë qytetarë do të mund të marrin nga 1000 euro mjete nga shteti nëse vendosin që shporetin me dru ta zëvendësojnë ne kondicioner- inverter. Nga Qeveria theksojnë se ky projekt do të fillojë në Shkup, Tetovë, Manastir dhe Kërçovë, si qytete më të ndotura ndërsa vitet e ardhshëm do të zgjerohet edhe në territoret tjera të vendit. Prioritet do të kenë familjet që kanë të ardhura mujore prej 30 mijë denarë. Autoritetet sigurojnë se ngrohja me inverterë ka më shumë leverdi sesa burimet tjera.
Ngrohja me dru e shkatërron natyrën tonë. Për sezonin e ngrohjes në rajonin e Shkupit, harxhohen më shumë se 317 mijë ton dru, ose aq sa është sasia e druve në Vodno. Në Maqedoni ajo e dhënë është më e trishtueshme dhe është 1.1 milion metra metër kub, që harxhohen për një sezon të ngrohjes. Për fat të keq, 40% e kësaj i takon prerjes ilegale të druve- deklaroi Jani Makraduli- Zëv/kryeministër i mjedisit jetësor.
Paratë për këtë masë duhet të sigurohen nga ndërmarrja shtetërore Elektrocentralet, ose ish-ELEM. Në konferencën e sotme për media morën pjesë ministri i ri i Ekologjisë Naser Nuredini. Ky i fundit në krye të këtij institucioni është thuajse dy muaj, por deri më tani nuk paraqitej në opinion përveç në një interviste ekskluzive që dha për televizionin Alsat. Nuredini nga foltorja lexoi tekstin që kishte përgatitur më parë mbi masat e qeverisë, ndërsa në pyetjen e gazetarëve sqarim dha zëvendësi i tij Makraduli.
Ile Petrevski
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se në rast se dështon koali...
Lexo më shumë...Profesoresha e të drejtës Kushtetuese përmes profilit të saj në rrjetin social facebook ka komentuar vendimin ...
Lexo më shumë...Kujtimi i krimeve naziste është i pandashëm nga identiteti gjerman, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela M...
Lexo më shumë...Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka surprizuar dy fëmijët, Aurelin dhe Alesjon që u hodhën nga dritaret e p...
Lexo më shumë...