U fol se shkaku i divorcit mes palëve ishin mosmarrëveshjet dhe përplasjet e shpeshta mes tyre, por vetë trajneri Marselino doli në një konferencë për shtyp, ku pranoi se kishte mbetur i befasuar nga vendimi i drejtuesve të klubit.

Ishte një rrufe në qiell të pastër. Nuk e prisja, por jam i sigurt që shkak i divorcit është fakti që fituam Kupën e Mbretit. Gjatë sezonit kam marrë mesazhe të vazhdueshme nga njerëz pranë klubit, për të mos e fituar këtë trofe, ndaj mendoj se fakti që ia dolëm, më penalizoi. Kur takova presidentin Lim, më komplimentoi për arritjen në zonën Champions, por nuk tha asnjë fjalë për Kupën e Mbretit. Gjithsesi unë jam një trajner fitues, që arrita objektivat dhe ndihem krenar për këtë”, tha Marselino.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...