Marsel Hirsher është fitues i sllallomin e madh në Adelboden të Zvicrës. Skiatori austriak në duelin e drejtpërdrejt mundi norvegjezi Henrik Kirstofersen. Francezi Thomas Fanar e plotësoi podiumin. Kjo ishte fitorja e 66 në total për skitarin Hirscher në gara, dhe e 32-ta në sllallomin e madh, derisa e vendos dëshirën për ta marrë titullin e tetë të përgjithshëm. Hirsher deri më tani ka katër fitore nga pesë në sllallom të madh këtë sezon. Në garat e përgjithshme të Botërorit ka 876 pikë, kurse Kristofersen qëndron i dyti me 511 pikë.

Loading...

Shpërndaj me