Marrëveshja e arritur për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë e ka rritur optimizmin e një pjese të komunitetit të biznesit. Ata presim rezultate më të mira ekonomike. Shpresën ua jep shembulli me Shqipërinë, e cila, pas hyrjes në NATO, kishte një bum investimesh.

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO do t’u japë një shtysë pozitive bizneseve. Sipas informacioneve nga Qeveria, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve ka 40 projekte, projekte kapitale, ato duhet të kenë një kontribut pozitiv në rritjen ekonomike të vendit – deklaroi Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i OEMVP-së.

Sa i përket rritjes së Bruto Prodhimit Vendor prej vetëm 0.1% në tre muajt e parë të vitit, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore thonë se për t’u përmirësuar situata, ekonomia duhet të ringjallet. Por, këtu problem janë ligjet e këqija që nuk janë të zbatueshme në terren. Ata gjithashtu kërkojnë realizimin e projekteve kapitale të premtuara të Qeverisë, por dyshojnë në efikasitetin e administratës. Tani për tani, qeveria mbetet optimiste se ky vit do të përfundojë me sukses me një rritje të BPV-së prej mbi 3%. Rezultati i keq i tre muajve të para të qeverisë i atribuohet kaosit të trashëguar në ekonomi, ndërsa opozita nga ana tjetër hedh poshtë akuzat dhe thotë se shifrat treguan se për Qeverinë e LSDM-së ekonomia nuk është prioritet.

Ile Petrevski

Shpërndaj me