Për Qeverinë e Maqedonisë, gjëja më e rëndësishme është që me Marrëveshjen me Greqinë janë mbrojtur dinjiteti, identiteti kombëtar, kulturor dhe i përgjithshëm i popullit maqedonas. Ato bazohen në dispozitat e nenit 1 të Marrëveshjes, e cila pasi mori dritë jeshile në seancën e djeshme të qeverisë, u bë publike edhe për opinionin.

Neni 1, paragrafi 3

b) “Shtetësia e Palës së Dytë (Maqedonisë) do të jetë maqedonase/shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç do të regjistrohet në të gjitha dokumentet e udhëtimit”.

c) Gjuha zyrtare e palës së Dytë (Maqedonisë) do të jetë “gjuha maqedonase”, siç është pranuar në Konferencën e tretë të KB-së për standardizimin e emrave gjeografik, e mbajtur në Athinë në vitin 1977 dhe siç qëndron në nenin 7 paragrafin (3) dhe paragrafin (4) nga kjo marrëveshje”.

Në targat do të qëndrojë kodi NM ose NMK ndërsa për të gjitha përdorimet tjera, kodi i vendit mbetet MK ose MKD.

Nga Qeveria theksojnë se me Marrëveshjen konfirmohen edhe hapat që vijojnë për realizimin e kësaj marrëveshje, për të cilën shprehen se e pozicionon vendin tonë afër anëtarësisë në NATO dhe BE”.

Neni 2, paragrafi 4

b. Pas marrjes së njoftimit se Kuvendi i Palës së dytë (Maqedonisë) e ka ratifikuar këtë Marrëveshje, Pala e Parë (Greqi) menjëherë:

(i) Do ta njoftojë Kryetarin e Këshillit të Bashkimit Evropian se jep mbështetje për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Palës së Dytë (Maqedonisë) në Bashkimin Evropian, nën emrin dhe kushtet e Nenit 1 të kësaj Marrëveshjeje.

Greqia obligohet ta informojë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s se jep mbështetje që NATO të dërgojë ftesë për anëtarësimin e vendit. Kjo kushtëzohet me ndryshimet kushtetuese dhe rezultatin e referendumit.

Në seancën e qeverisë, Kryeministri Zaev theksoi se beson fuqimisht në këtë Marrëveshje sepse njeh në mënyrë të qartë veçantinë e kombit maqedonas. Për të ka argumente të forta që marrëveshja të mbrohet deri në realizimin e plotë të saj.

Alsat 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...