Problemi me naftësjellësin Selanik-Shkup hyri në marrëveshjen midis Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e emrit kushtetues. Të dyja palët do të duhet të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë, se si të vihet në funksion ky instalim. Naftësjellësi nuk ka leje qeveritare për punë nga viti 2013, kur OKTA pushoi së punuari si Rafineri. Helenik Petroleum, që është pronari i shumicës së naftësjellësit, po përpiqet me vite të arrij marrëveshje me qeverinë e Maqedonisë.

Neni 14 Paragrafi 4 i Marrëveshjes thekson:

Palët do të zhvillojnë dhe intensifikojnë bashkëpunimin e tyre në lidhje me energjinë, veçanërisht përmes ndërtimit, mirëmbajtjes dhe përdorimit të naftësjellësve ndërlidhës (ato ekzistues, ato në proces të ndërtimit dhe në fazën e projektimit).Çështjet e mundshme të pazgjidhura do të zgjidhen shpejt duke arritur marrëveshje të favorshme, duke marrë parasysh politikën serioze evropiane të energjisë.

Megjithëse është dakorduar zgjidhje për problemin, nga qeveria aktualisht nuk kanë plan, se si do të zgjidhet kjo. Por, ata treguan se çfarë kishin planifikuar për bashkëpunimin ekonomik.

 Kabineti i zëvendës kryeministrit për çështjet ekonomike

“Hapi i parë i rëndësishëm që do t’i kushtohet vëmendje e madhe është tejkalimi i problemit të tatimit të dyfishtë, me çka krijohen kushte reale për rritjen e investimeve nga Republika e Greqisë në vendin tonë dhe anasjelltas. Marrëveshja me Greqinë do të sjellë shumë përfitime për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit tonë”.

Vlerësimet janë se aktivizimi i sjelljes së produkteve të naftës, me metodologjinë aktuale të përcaktimit të çmimeve, do të kontribuojë në zvogëlimin e çmimeve të dizelit. Ky problem nuk është zgjidhur për shkak të marrëveshjes së shitblerjes për rafinerinë, që ishte në dëm të Maqedonisë. Kjo marrëveshje njëzetvjeçare skadon vitin e ardhshëm në maj. Përveç kësaj, me nënshkrimin e marrëveshjes, qeveritë e të dyja vendeve do të angazhohen për të punuar në intensifikimin e bashkëpunimit në bujqësi, energjetikë, mjedis jetësor, industri, infrastrukturë, investime, turizëm, tregti dhe transport. Me qëllim të nxitjes së investimeve, marrëveshja parashikon të miratohen masa për të reduktuar burokracinë dhe barrierat administrative dhe tatimore.

Aleksandra Spesevska

Shpërndaj me