Sot prej orës 18 do të fillojë seanca e parlamentit grek për votimin e mosbesimit për Qeverinë e Aleksis Cipras. Shkak për këtë është marrëveshja me Maqedoninë. Me kërkesë të kreut të partisë opozitare “Demokracia e Re”, Kirjakos Micotakis, kryetari i parlamentit grek, Nikos Vucis caktoi seancën e cila pritet të përfundojë mbrëmjen e të shtunës. Për këtë, është e pasigurt nëse marrëveshja mes dy vendeve do të firmoset këtë fundjavë në Prespën e Vogël. Nga Demokracia e Re thonë se do të tregojnë se Cipras nuk ka mandat politik.

Greqia po lëshohet në një rrugë shumë të rrezikshme politike. Bëhet fjalë për marrëveshje të keqe me koncesion të papranuar kombëtarë, Greqia për herë të parë pranon përkatësinë etnike maqedonase dhe gjuhën – tha Kirjakos Micotakis- kryetar i “Demokracisë së Re”.

Kryeministri Aleksis Cipras në intervistën e djeshme në televizionin grek ERT, deklaroi se Panos Kamenos nga partia e koalicionit “Grekët e Pavarur” e ka njoftuar se nuk do ta votoj marrëveshjen, por as nuk do ta rrëzoj Qeverinë. Kundërshtarët e marrëveshjes në të dy vendet, sipas Ciprasit janë “tregtarë me patriotizëm”.

Edhe unë, edhe kolegu im Zaev në këtë periudhë zhvilluam betejë të vështirë, secili në vendin e vet, që të tejkalohen paragjykimet dhe obsesionet, por edhe një përpjekje e organizuar nga “tregtarët me patriotizëm”, që të mund të arrijmë marrëveshje, që besojmë se është në dobi të popujve tanë sepse të dytë konsiderojmë se kjo është patriotizëm – deklaroi Aleksis Cipras- kryeministër i Republikës së Greqisë,

Cipras sqaroi se me marrëveshjen arrihet zgjidhje për shtetësinë e jo për identitetin, sepse siç deklaroi, nuk mund t’u ndalohet fqinjëve të vet-përcaktohen si maqedonas. Në Greqi bëhen thirrje për protesta në sheshin “Sintagma” gjatë kohës kur Parlamenti mban seancë. Paralajmërime për protesta nga pala greke ka edhe për ditën e firmosjes së marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Alsat-M

Shpërndaj me