Skuadra e Interit po eviton me çdo kusht që Mauro Ikardi të përfundojë te Juventusi dhe kjo shihet nga hezitimi për të hapur negociatat me “bardhezinjtë” apo duke u paraqitur atyre një çmim 20 milionë euro më të lartë se sa skuadrave të tjera të interesuara. Një prej këtyre skuadrave është Roma, por drejtori i Interit, Xhuzepe Marota nuk u beson shumë verdhekuqve, të cilët në të kaluarën janë treguar më shumë miqësore se sa duhet me Juventusin. Sipas mediave italiane, negociatat mes palëve për transferimin e Ikardit kanë filluar të bëhen serioze, por Marota ka vendosur që në marrëveshja të përfshijë edhe një klauzolë të veçantë. Ajo do t’i ndalojë Romës që pas një viti të mund t’ia shesë sulmuesin argjentinas vetëm një skuadre, Juventusit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...