“Etiketa e re të cilën do e mbajnë prodhimet maqedonase gjithandej në botë u jep identitet të vetëm prodhimeve të prodhuara në tokën maqedonase” .

Kështu kryeministri grek Kirjakos Micotakis e prezantoi para opinionit markën e re tregtare “Macedonia the GReat” që do jetë shenjë për prodhimet greke nga rajoni grek Maqedonia. Ndonëse kryeministri Zoran Zaev dje takoi homologun e tij grek Micotakis, për markën e re greke ishte i befasuar duke thënë se nuk e ka parë dhe se nuk mund të komentojë për këtë.

Ende nuk kam pasur rastin ta shoh. Do komentoj pasi ta shoh atë -tha Zoran Zaev, kryeministër.

Për atë se cili është qëndrimi i Qeverisë për markën e re tregtare, nga “Ilindenska” për momentin heshtin. Ndryshe, sipas Marrëveshjes së Prespës, zgjidhje ideore për markën tregtare duhet të gjejë Komisioni i përbashkët greko-maqedonas. Deri tani ky Komision është takuar vetëm njëherë. Gjorgji Filipov, anëtarë i Komisionit, me shkrim u përgjigj se markë të këtillë tregtare ende nuk ka regjistruar, ndërsa anëtarët e Komisionit nuk janë të autorizuar të bëjnë ndonjë komentim.

Lidhur me sloganin “Macedonia the GReat” unë nuk jam i autorizuar, e as ndonjë anëtar tjetër nga pala maqedonase dhe greke, e as ndonjë përfaqësues i ndonjë organizate ndërkombëtare të japim ndonjë koment në emër të Grupit ndërkombëtar të ekspertëve. Nëse paraqitet si markë tregtare, për këtë do të prononcohet Enti përkatës para të cilit do kërkohet njohja – u shpreh Gjorgji Filipov, anëtarë i Komisionit të përbashkët.

Përveç Komisionit të ekspertëve, në procesin e verifikimit të markave tregtare janë përfshirë edhe Odat ekonomike, por ato deri tash nuk janë takuar asnjëherë. Zgjidhjen për markat tregtare Komisionet duhet ta miratojnë në afat prej tre vjetësh, gjegjësisht më së voni vitin e ardhshëm.

Andrea Cobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...