Make up artisti me famë botërore Mario Dedivanovic ka emocionuar të pranishmit në ‘American Influencer Awards’ me fjalimin e tij. Pasi vlerësimit që e mori, Mario u ngjit në skenë për të faleminderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar dhe mes lotësh pranoi që është homoseksual duke thënë se po, jam krenar që jam një djal 37 vjeçar gay.

Audienca e pranishme në sallë e mbështeti me duartrokitje veprimin e tij, ndërkohë që Mario vazhdoi duke bërë një apel tek të gjithë familjarët që të mbështesin fëmijët e tyre duke filluar nga vet familja e tij.

Ai tha se mamaja e ka mbështetur gjithmonë edhe pse në fillim e ka patur të vështirë për ta pranuar duke thënë që familjet shqiptare të hapin sytë dhe zemrën. Mario deklaroi se ka patur momente kur ka dashur të vrasë veten por kjo periudhë ka kaluar dhe theksoi se ka shumë njerëz që po mendojnë ta bëjnë këtë gjë për shkak të kulturës dhe mendimit të tjerve.

Familja e make up artistit të famshëm kishte përgatitur një video surprizë për të duke i ofruar mbështetjen e plotë. Babai i tij në fund i thotë të dua zemra ime duke i’a ofruar mbështetjen maksimale.

Në ceremoninë e cila u mbajt në Los Angeles ishte edhe Kim Kardashian që i’a dorëzoi çmimin make up artistit me plot meritë. Kim është personi që e ngjiti në karrierë Marion dhe ai e faleminderoi atë që është muza e tij dhe mbështetja më e madhe.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...