Make Up Artisti i famshëm Mario i ka bërë vetes një dhuratë prej ari dhe duke qenë se nuk i harron rrënjët e veta ka blerë shqiponjën në formë bizhuterie. Mario e ka ndarë këtë dhuratë që ja ka bërë vetes në instagram duke thënë se është hera e parë që blen diçka të tillë për veten e vet, pasi gjithmonë ka qenë ai që u ka dhuruar të tjerëve.

Ai ndau me ndjekësit edhe historinë ku tregon se ka qenë vëllau i tij që ka e ka shtyrë ta blejë këtë shqiponjë teksa po shëtisnin sëbashku me babain e tyre. Sipas vëllait të Marios ai e meriton që t’i bëjë dhurata vetes pasi ka punuar që në moshën 13 vjeçare.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...