Tenistja ruse Maria Sharapova synon një paraqitje të mirë në grand slam-in e US Open që nis më 26 gusht në Nju Jork. Për këtë arsye, ajo ka vendosur të luajë në të dy turnetë Masters që i paraprijnë këtij turne: Montreal dhe Sinsinati. Në turneun kanadez, bukuroshja ruse u eliminua shpejt nga Anett Kontaveit, ndërsa në Sinsinati ajo po bën një paraqitje më të mirë.

Po luaj gjithnjë e më mirë, ndaj shpresoj që në US Open të jem në një shkallë më të lartë dhe të fitoj. Nuk e mohoj që triumfi në një grand slam më mungon shumë. Kam më shumë se 10 vjet që nuk fitoj në një turne të madh dhe shpresoj që US Open i këtij viti të jetë i duhuri”, tha Sharapova.

Tenistja ruse ka fituar 5 grand slam në karrierën e saj. Në Nju Jork ka triumfuar në vitin 2006, por vitet e fundit ka humbur shkëlqimin. Disa dëmtime të shpeshta nuk e kanë lejuar që të jetë konstante.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...