Marash Kumbulla mori një goditje në fytyrë dhe u zëvendësua në pjesën e parë në sfidën ndaj Bolonjës. Mbrojtësi shqiptarë kishte pësuar një traumë dhe kishte probleme me shikimin. Këtë e konfirmoi edhe vet skuadra e Veronës në një komunikatë.

“Hellas Verona FC bën të ditur se futbollisti Marash Kumbulla ka kërkuar zëvendësimin gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Bolonjës për shkak të një dhimbje koke në pjesën e përparme dhe mjegullim momental të shikimit. Lojtari do të mbahet nën vëzhgim dhe nëse do të jetë e nevojshme, do t’i nënshtrohet kontrolleve të tjera”, shkruhej në komunikatën e klubit Italian.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...