Përfaqësuesja e Maqedonisë për moshat e reja, deri më 19 vjeç, do të jetë pjesë e eliminatoreve në fazën elitare , pasi që sot, me ndihmën e Anglisë dhe fitoren 3-0 ndaj Luksemburgut, siguroi kualfikimin në raundin kryesor për EURO 2020 në Irlandën e Veriut. Anglia mundi BeH me 4-1, duke sjell gëzim për futbollistët e rinj të Maqedonisë U19. Maqedonia mbylli eliminatoret me 4 pikë dhe golaverazh negative prej 2 golave, si edhe BeH, por për shkak se kishte shënuar një gol më shumë se sa BeH, kualifikohet në raundin elitar. Ndryshe kombëtarja e Anglisë, mbylli turneun eliminator në vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Luksemburgu regjistroi 3 disfatë dhe me zero pikë mbylli turneun në Shkup. (Foto: FFM)

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...