Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, përjetoi disfatën e katërt në eliminatoret e Evropianit të vitit 2020. Kombëtarja e Austrisë shënoi fitore 2-1 falë golave të shënuar nga Alaba dhe Leiner. Mirëpo trajneri Igor Angelovski mund të jetë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të rinj si Kostadinov, Avramovski, e në veçanti Stojanovski, të cilët nën dirigjimin e Enis Bardhit, sa do pak rrezistuan ofenzivës së plotë të Austrisë.

Golat dhe rastet

Goli i parë u shënua në minutën e 7-të , pas një gabimi trashanik të gjithë mbrojtjes, e cila nuk reagoi në vijën fundore , duke lejuar që David Alaba të futet në zonën e rrezikut dhe të mposht portiern Stole Dimitrievskin. Në minutën e 44, Kostadinov ishte sy me sy me portierin vendas , i cili ishte më i shpejtë në këtë rast.

Në pjesën e dytë , në aksionin e parë më serioz , mbrojtësi Lainer shënon  golin e dytë për Austrinë, pas një rivënie nga këndi. Në anën tjetër, Enis Bardhi u kanos drejt portës së Austrisë me goditjen nga këndi, por në momentin e fundit reagoi portiere vendas dhe ndaloi momentin më të bukur në lojën e Maqedonisë. Stojanovski kishte rastet më të mira në këtë përballje, pasi që në dy raste rrezikoi portën e vendasve. Fillimisht topi shkoi skaj portës dhe në rastin e dytë, reagoi portiere vendas, Shlager , që devijoi topin në rivënie nga këndi.

Dhe në aksionin e fundit të Maqedonisë, Vlatko Stojanovski shënoi golin  e vetëm për Maqedoninë.

Tani Maqedonia në përballjet me Izraelin, që pësoi disfatë 1-2 në Jerusalem nga Polonia, do të kërkojë 3 pikë, në sfidën që do të zhvillohet në Shkup më 19 nëntor.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...