Noti i Maqedonisë ka mbetur pa përfaqësues në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Glasgou. Kjo erdhi si pasojë e asaj që Federata e Notit të Maqedonisë, e cila drejtohet nga Aleksandar Malenko, notuesin Evgenij PopAcev nuk e kishte paraqitur për pjesëmarrje. Lidhur me këtë notuesi PopAcev ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Në shkurt plotësova normën e vënë nga FNM-ja, për pjesëmarrje në evropian. Deri në ditën e fundit nga FNM-ja, merrja informata të rreme dhe besoja se çdo gjë është në rregull për pjesëmarrjen time. Mund të paramendoni kur e pashë listën e garuesve dhe në te nuk ishte emri im. Mendoj se kjo do ishte e vështirë për çdo një njeri normal dhe të asryetojë përse ma bënë këtë dhe më gënjyen deri në moment të fundit”, ka shkruar notuesi Pop Acev.

Notuesi i Maqedonisë, sot duhej të notonte në disiplinën 10 kilometra, ndërsa të dielën duhej të notonte në disiplinën 25 kilometra.

Shpërndaj me