Përfaqësuesja e Maqedonisë në boks , e cila është e përbërë nga trajneri Hesus Hoset, Goce Janeski, Jasin Lama dhe Arsim Etemi, aktualisht është Beograd të Serbisë, ku përgatitet për turneun eliminator në Londër, e vlevshme për Lojrat Olimpike. Në këto përgatitje boksierët nga Maqedonia do të zhvillojnë përgatitjet të përbashkëta me kolegët e tyre nga Serbia, të cilët do të marrin pjesë në turneun në Londër. Ekspedita e Maqedonisë do të qëndrojë në Beograd deri më 8 mars, ndërsa 2 ditë më vonë, seleksionuesi Hesus Sojet dhe Jasin Lama e Goce Janeski, do të udhëtojnë për në Londër, ku më 14 mars do të nisin eliminatoret për “Tokio 2020”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...