Nëse Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja nuk na përjashtojnë nga kufizimet e paralajmëruara të importit të çelikut, do të rrezikohet mbyllja e tre mijë vendeve të punës, si dhe 15 mijë të tjera që gravitojnë rreth metalurgjisë. Që të mos ketë përjashtime dhe pushime të detyrueshme, Oda ekonomike kërkoi nga Qeveria dhe nga diplomatët ekonomik të Maqedonisë që vendi të përjashtohet nga kundërmasat e SHBA-së dhe BE-së. Nëse nuk ndërmerren masa emergjente, dëmi do të jetë rreth 125 milionë euro ose 5,7 për qind të pjesëmarrjes në Bruto Prodhimit Vendor. Nga Oda shprehen se BE-ja është duke shqyrtuar dy opsione. I pari është që të vendosen dogana, e të mos kufizohet sasia, ndërsa i dyti është që të mos vendosen taksa, por të kufizohet sasia për importin e çelikut.

Edhe po të vendosen të dyja, janë shumë të vështira, meqë në njëfarë mënyre tregu do të jetë i mbyllur për shkak se çmimet e produkteve tona me doganë do të jenë më të shtrenjta dhe do të përjashtohen nga loja. E nëse vendosen kufizime sasiore dhe ato të jenë në nivelin e para disa viteve kur ekonomia evropiane stagnonte dhe ne ishim në mbijetesë me prodhimtari minore, që për ne do të thotë problem tejet serioz – deklaroi Mitko Koçkovski, kryetar i Shoqatës së Industrisë së Metaleve.

Ndërmarrjet vendore në SHBA eksportojnë 12,400 tonë, deri sa në BE, 256 mijë tonë çelik dhe produkte çeliku. Eksporti në SHBA matet me promila dhe është minor, ndërsa në BE është vetëm 0,87 për qind të importit të përgjithshëm të produkteve të çelikut në Bashkimin.

Nga ana tjetër, Qeveria doli me qëndrimin ku thuhet se janë duke e ndjekur me vëmendje situatën dhe janë realizuar takime me institucionet kompetente për përjashtimin e Maqedonisë nga propozim-masat.

MPJ-ja realizoi tashmë takime konkrete me Ambasadën e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, por edhe me Drejtorinë e KE-së kompetente për marrëdhëniet me RM-në me kërkesë për përjashtimin e Maqedonisë nga aplikimi i masave eventuale mbrojtëse për vende të treta – thonë nga qeveria. 

Pritet që në periudhë prej gjashtë muajve, Bashkimi Evropian të fillojë zbatimin e masave.

Verica Pavllovska

Shpërndaj me