Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal në paraeliminatoret për EURO 2022, do të jetë nikoqir i Uellsit dhe Norvegjisë, ku vetëm kombëtarja në vendin e pare, do të vazhdojë eliminatoret kryesore.

Për këtë turne, seleksionuesi i Maqedonisë në futsal, Vasko Skenderovski, shpalosi listën e futbollistëve të ftuar, ku në mesin e tyre janë edhe 5 anëtarë nga skuadra kampione e Maqedonisë, Futsal Shkupi.

Shefket Berisha, Zoran Levevski, Ferid Agushi, Aleksandar Gligorov dhe Erkan Seferi vijnë nga skuadra kampione e Maqedonisë.

“Nuk ikimi nga roli i favoritit , edhe pse është lëkundur vetbesimi te futbollistët, që është një motiv shtesë për mua që të marë përgjegjësinë dhe sërisht të ndalem në krye të përfaqësueses së Maqedonisë. Edhe pse në këtë turne do të mungojnë Adrijan Micevski, Dragan Petroviç dhe Martin Todorovski, besojë se kemi kualitet që të arsyetojmë rolin e favoritit. Këtu I kemi edhe debutuesit, Josif Jovavnov, Lazar Peeev dhe Shefket Berisha, të cilët do të japin kontributin e tyre, ka theksuar Skenderovski për sitin zyrtar të FFM-së.

Maqedonia ndeshjen  e parë, do të zhvillojë më 30 janar kundër Uellsit, ndërsa më 1 shkurt, do të sfidojë Norvegjinë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...