Kampioni i Maqedonisë në vrapimet maratonike Aleksandar Kiraxhiev, në bazë të rezultateve të shënuara, nga Federata e Atletikës së Maqedonisë është paraqitur për të bërë gara në kampionatin ballkanik I cili më 18 mars do të zhvillohet në Limasol të Qipros. Megjithatë Kiraxhiev edhe pse mori ftesë nga FAM-i, përmes një kumtese bëri të ditur se nuk planifikon të shkojë edhe në një shëtitje të cilën e organon federata e atletikës. Ai shkruan se edhe në të ardhmen drejtuesit aktual të FAM-it, nuk duhet të llogarisin në paraqitjet e tija në çfarë do garë ndërkombëtare. Pas largimit të Kiraxhievit, Maqedonia në kampionatin ballkanik të maratonës do të merr pjesë vetëm me Andriana Poparsova.

Shpërndaj me