“Pres që Kosova për një afat të shkurtër kohor të sigurojë dokumentet e nevojshme për të hequr barrierat. Ne jemi të përkushtuar në përmirësimin e kushteve të punës të kompanive dhe rritjen e tregtisë, ndërsa për kompanitë tona hapim tregje të reja duke i plotësuar të gjitha standardet shëndetësore dhe standardet e tjera që kërkohen nga BE!”, shkruan mes tjerash në profilin e tij në facebook, ministër i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Në rast se autoritetet e Republikës së Kosovës japin të gjitha garancitë e nevojshme dhe grupet e punës konfirmojnë se janë vendosur programet për mbikëqyrje aktive dhe pasive të akuakulturës dhe se janë zbatuar siç duhet, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut mund të lejojë eksportin e produkteve të akuakulturës në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Bazuar në këtë marrëveshje, ne presim që gjatë këtyre ditëve të punës të tërhiqet vendimi për ndalimin e eksportit të patateve dhe mjaltit nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës”, thuhet mes tjerash në letrën dërguar Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...