Për një vit, vendi shënon rënie për 13 pozicione në listën e vendeve të renditura, sipas perceptimit të korrupsionit. Maqedonia renditet në vendin e 106, nga 180 vendet në botë. Problemi më i madh është ndikimi korruptiv i biznesit në politikë dhe anasjelltas, thotë Sllagjana Taseva nga Transparensi Interneshënall, e cila prezantoi raportin.  Këto numra negativë, janë një mesazh që duhet t’u dërgohet politikanëve dhe nga ata të kërkohet më shumë përgjegjësi dhe llogaridhënie, nëse duam të ulim problemin e korrupsionit, thotë Taseva.

Të kontrollohet financimi i politikës, të forcohet integriteti i politikës dhe integriteti i zgjedhjeve. Të parandalohet trajtimi i privilegjuar i bizneseve, biznese që marrin përparësi pas ndryshimit të një strukture të veçantë politike. Kemi njerëz të privilegjuar në të gjitha sferat- deklaroi Sllagjana Taseva- Transparency International.

Në rajon, në bazë të korrupsionit, Maqedonia së bashku me Shqipërinë janë në fund. Më mirë qëndron Sllovenia duke vijuar Kroacia, Serbia, Bullgaria ndërsa më mirë se me luftën korrupsionit janë Kosova dhe Bosnja e Hercegovina. Sipas Tasevës, raporti është tregues se masat që i merr shteti nuk japin rezultate.

Prandaj flasim për shtet të kapur, ku është e qartë se trendi po vazhdon. Ndryshimi i vogël në vitin 2018 ishte rezultat i besimit në PSP. Por, është e qartë se, përveç kësaj, nuk ekziston asgjë tjetër që do ta mbështes rezultatin për përmirësimin e gjendjes me korrupsionin- thotë Sllagjana Taseva- Transparencë Internacional.

Nga Qeveria kanë reaguar ndaj raportit duke thënë se e kanë ngritur llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të pushtetit ekzekutiv përmes reformave dhe projekteve kundër korrupsionit. Për suksese të tyre e konsiderojnë anti- korrupsionin e pavarur dhe publikimin e të dhënave për punën financiare të ministrave. Kryetarja e Transparencë Internacional në pyetjen e Alsat komentoi edhe vizitën e djeshme të zv/ kryeministrit për çështje evropiane, Bujar Osmani në komisionin kundër korrupsionit. Taseva thotë që secili duhet ta dijë vendin e tij dhe të mos futet në kompetenca të huaja. Anti- korrupsioni llogari jep para Kuvendit e jo para Qeverisë.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...