Maqedonia e Veriut po mbytet në mbeturina. Rreth 700 mijë ton mbeturina mblidhen çdo vit. Sipas Shoqatës Maqedonase për Menaxhim me Mbetjet e Ngurta, sasi të mëdha mbeturinash përfundojnë edhe në deponitë e paligjshme. Ka ligje, por ato vështira se zbatohen në realitet.

Ne po flasim për lloje të ndryshme të mbeturinave. Kemi mbeturina, që janë mbeturina komunale dhe që janë tashmë 700,000 ton në Maqedoni. Por, kemi edhe mbeturina që janë të llojeve specifike, siç janë pajisjet elektronike, bateritë, plastika. Kemi diku rreth 200 tonë mbeturina elektronike dhe elektrike. Kjo është një çështje e madhe dhe besoni se ne jemi në fillim – tha Daniela Nelepa, Kryetare e Shoqatës Maqedonase për Menaxhim me Mbetjet e Ngurta në Maqedoni.

Një nga vërejtjet kryesore të turistëve është numri i madh i deponive të paligjshme në çdo hap në gjithë vendin.

22 Shtatori është afati për fillimin e një vlerësimi strategjik dhe i cili plan do t’i dërgohet UNESCO-s. Shpresoj se do ti ruajmë afatet dhe në raportin e progresit, që duhet ta paraqesim në UNESCO në muajin shkurt do të thuhet se plani për administrimin e rajonit është miratuar – u shpreh Konstantin Georgievski, kryetar i Ohrit.

Me mbështetje nga BE-ja, një ditë më parë në Ohër u ndërmor një aksion për pastrimin e liqenit dhe bregut të tij. Nga uji u nxorën plastikë, çanta, platforma metalike, goma të makinave, karrige, gota dhe mbeturina tjera.

Miki Trajkovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...