Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të realizojnë bashkëpunim ndërkufitarë për fondet evropiane në kuadër të IPA 2. 16 komuna të Maqedonisë verilindore dhe të Serbisë, në të cilat ka rreth 700 mijë banorë, do të mund të aplikojnë për projekte të përbashkëta. Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, tha se kjo thirrje për projekte të përbashkëta, përveç zhvillimit të komunave të rajonit verilindor, do të krijojë edhe një klimë pajtimi mes vendeve të rajonit.

Tani për herë të parë po bëjmë thirrje  edhe për bashkëpunim ndërkufitarë me Serbinë  që përveç atij interesit konkret të qytetarëve, që jetojnë në këto zona dhe janë zona jo mirë të zhvilluara  në të dy anët e kufirit ka edhe një simbolikë të veçantë në përmirësimin e klimës së përgjithshme rajonale- deklaroi Bujar Osmani- zv.kryeministër për Çështje Evropiane.

Shuma e parashikuar për projekte të përbashkëta mes këtyre komunave është rreth 3.5 milion euro, prej të cilave 1.2 vetëm për fazën e parë. Thirrja është shpallur më datë 25 të këtij muaji dhe do të zgjasë deri më 27 shtator. Përfaqësues i Delegacionit të BE-së, Frek Janmat, tha se realizimet e këtyre projekteve do të sjellin shumë përfitime për qytetarët e të dyja shteteve.

Prioritet do të jenë  nga njëra anë ndikimi pozitiv në zhvillimin e ekonomisë, vënia në lëvizje e forcës së punës dhe përfshirja sociale. Nga ana tjetër do të jetë ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Dhe nëse shohim bashkëpunime të tjera ndërkufitare që Maqedonia e Veriut ka më shtete të tjera, mendoj se do të ketë shumë përfitime për qytetarët- tha Frek Janmat – Përfaqësues i Delegacionit të EU.

Zv/kryeministri Osmani gjithashtu informoi se Këshilli për Reforma në Administratën Publike ka pranuar kërkesën e Sekretariatit për Çështje Evropiane që të ketë një bazë të re ligjore,  e cila do të motivonte punonjësit në administratën publike, që pas fitimit të eksperiencës të mos largohen në sektori privat, në mënyrë që të mos rrezikohet realizimi i projekteve të financuara nga fondet evropiane.

Evi Shkopi

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...