Maqedonia e Veriut pas 7 vitesh u kualifikua në finalen e madhe të Festivalit më të madh të muzikës në Evropë. Tamara Todevska në gjysmëfinalen e Eurosongut që u mbajt mbrëmë në Tel Avi të Izraelit e përfaqësoi vendim me e këngën “Proud” me tekst të Kosta Petrovit që përmban mesazhe shumë të fuqishme për krenarinë femërore. Todevska me vokalin e saj të jashtëzakonshëm pati një prezantim dinjitoz.

Edhe Shqipëria do të interpretojë në natën finale. Kënga “ Ktheju tokës” interpretuar nga këngëtarja Jonida Maliqi, u kualifikua në natën finale të Eurovisionit. Kënga në të cilën vëreheshin edhe shumë elementë folklorikë shqiptarë, përshtatej në përsosmëri me veshjen e këngëtares, e cila ngjasonte me një mbretëreshë ilire.

Në finale u kualifikuan edhe Holanda, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra, si dhe Malta. Dy natë më parë performuan përfaqësuesit e gjithsej 18 shteteve, ndërsa vetëm 10 prej tyre u kualifikuan në finalen e madhe të 18 majit.

Evi Shkopi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...