Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll e nisi me fitore paraqitjen e saj në Kampionatin Evropian në Danimarkë dhe Gjermani. Maqedonia në sfidën e parë të Grupit B, mundi Japoninë me rezultat të thellë 38-29, ndërsa pjesën e parë e mbylli me 5 gola diferencë pran rezultatit 18-13. Kire Lazarov ishte më efikas te Maqedonia me 8 gola, ndërsa Manaskov shtoi edhe 7 të tjerë. Ndërkohë te Japonia u dalluan Vakanabe dhe Shida me nga 4 gola. Të dielën në orën 14.00, Maqedonia do të zhvillojë sfidën e dytë evropiane në Munih, kur takohet me kombëtare e Bahreinit.

Loading...

Shpërndaj me