Angellovska: Ligji për tatimin e makin...
Ligji i ri i Tatimit të Automjeteve Motorike është jo selektive, me një përbërës ekologjik, që thotë se ndotës...
Lexo më shumë...Ligji për rezervat e naftës në fuqi është tashmë katër vite, por i njëjti nuk zbatohet. Maqedonia nuk do të prodhojë energji elektrike nga burimet alternative sipas planit, edhe pse për këtë posedon buxhetin më të madh në rajon. Plani i ri i veprimit për efikasitet energjetik duhet të përgatitet dhe të dërgohet në Sekretariatin evropian deri në fund të prillit, por nga Komuniteti evropian për energjetikë janë skeptik dhe vlerësojnë se edhe ky afat do të shkelet. Ndryshe, Raporti vjetor për avancimin e Maqedonisë në fushën e energjetikës më shumë përmban kritika sesa lëvdata.
Siç e dimë, problemi më i madh në Maqedoni janë resurset e dobëta në sektorin e efikasitetit energjetik. Edhe në Ministri, edhe në Agjencinë për efikasitet energjetik fare nuk posedoni personel. Gjithashtu, nuk keni resurse njerëzore” – theksoi Janez Kopaç- kryetar i Komunitetit evropian për energjetikë
Deputeti Goran Mileski nga PLD e cila kryeson me Komisionin për ekonomi, u shpreh se Qeveria është dashur të dërgojë ndonjë ministër në prezantimin e sotëm të Raportit dhe jo këshilltar sepse sipas tij, rezultatet tregojnë se kemi ngecje serioze në fushën e sektorit energjetik.
Nëse drejtori i MEPSO-s ka mjete për blerjen e kolltukut nga lëkura e bizonit, mund të gjejë mjete për zbatimin dhe baraspeshimin e tregut” – u shpreh Goran Mileski- PLD
Shumica parlamentar gjatë diskutimit theksoi vetëm efektet pozitive që pritet të dalin nga Ligji i ri për energjetikë.
Opozita nga ana tjetër vlerëson se nuk ka vend për lëvdata sepse kritikat janë shumë serioze. Sipas tyre, më problematike është se Qeveria ende nuk ka caktuar kompensim për ruajtjen e rezervave të naftës. Shtojnë se një sasi e caktuar tashmë pesë vite, ruhet në rezervuare me të cilat nuk ekonomizon askush. – tha – Rexhail Ismaili- BDI
Njohësit e biznesit me naftë thonë se nëse rezervat e derivateve nuk ripërtërihen dy herë në vit, humbin cilësinë e tyre” – pohoi Dragan Cuklev- VMRO DPMNE
Pengesat kryesore lidhur me energjetikën, Kopaç pret që të tejkalohen në tremujorin e parë të këtij viti. Por, shtoi se është i kënaqur me atë se si zhvillohet sektori energjetik në vend ndërsa shprehet optimist për të ardhmen e vendit pas zgjidhjes së kontestit me emrin.
Ile Petreski
Ligji i ri i Tatimit të Automjeteve Motorike është jo selektive, me një përbërës ekologjik, që thotë se ndotës...
Lexo më shumë...Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe kryetari i Shkupit Petre Shilegov, biseduan për çështjen se kush do...
Lexo më shumë...Paratë për inverterët që ESM, duhej t’i jepte drejtpërdrejt fondit për qëllime të veçanta, përfunduan në buxhe...
Lexo më shumë...Në Maqedoni, në nivel vjetor mund të përfundojnë deri në 1 miliard euro përmes fondeve evropiane. Por, për kët...
Lexo më shumë...