Bektashi dhe Shala kanë ranë dakord që barrierat tregtare të hiqen me kusht që të dy vendet të përmbushin detyrimet e kërkuara. Agjencia e Ushqimit të Kosovës do të duhet deri të premten të paraqesë një raport në Agjencinë e Ushqimit të Maqedonisë së Veriut për program të zbatuar të monitorimit të produktit, posaçërisht për ikrën dhe materialin për shumimin e peshqve nga Kosova. Deri në një përgjigje nga Agjencia e Ushqimit në Shkup nëse ikra nga Kosova do të mund të importohet në vend, pengesat tregtare do të mbesin. Ministri i Tregtisë së Kosovës Endrit Shala i vendosur, derisa Maqedonia e Veriut të heq ndalesën e peshkut, nuk do të hiqet reciprociteti i mjaltit dhe patateve.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, një ndalim i tillë për importin e ikrave nuk është ndërmarrë vetëm për Kosovën, por edhe për të gjitha vendet e tjera që nuk implementojnë monitorimin e nevojshëm të produkteve të peshqve.

Sipas të dhënave nga vendi, 1.000 tonë patate eksportohen çdo vit në Kosovë, ndërsa eksportet e mjaltit vlejnë rreth 400,000 euro në vit.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...